Noka: Rama i zverdhur, gjermanët i kërkuan ”Sajen”

Kryeministri Edi Rama, sapo mbërriti në Tiranë pas vizitës së tij në Gjermani, doli në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se kjo vizitë është e suksesshme për përmbushjen e objektivave.

Por e njëjta situatë nuk u pa nga deputeti i PD-së. Flamur Noka, në një status në facebook, ka bërë një përshkrim të gjendjen fizike të kreut të qeverisë, pas ardhjes nga vizita në Gjermani. ”I mekur, i zverdhur, me zë të dridhur, u kthye nga vizita në Gjermani “triumfatori” i integrimit tepsixhiu Rama”,-shkruan Noka.

Demokrati thotë se Gjermania i ”bëri” dush të ftohtë, ku rradhit edhe pikat që sipas tij, Rama nuk e kaloi klasën.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Krimi organizuar në pushtet, korrupsioni i i ngritur në institucion, trafiku i drogës dhe bllokimini drejtësisë për Saje qorrin, ishin notat ngelëse që e ngecën në klasë tepsixhiun Rama, dhe që ja mekën sot zërin dhe e bënë ti thahet goja”,-shton Noka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë deputeti i PD-së thotë se ka vetëm një zgjidhje. ”Ka vetëm një rrugë Shqipëria, të largohet Rama me bandën e tij. Atëherë Shqipëria merr frymë dhe ka shanse për të hapur negociatat”.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?