“Nuk mbrojti Astirin”, Paloka iu përgjigjet kritikëve: PD është parti politike, jo trupë militare
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i është përgjigjur kritikave të shumta që vijnë nga njerëz publikë dhe gazetarë, të cilët kanë fajësuar opozitën si të paaftë për mbrojtjen e kauzës së banorëve të Astirit, të cilët prej orëve të para të mëngjesit janë përballur me forcën e shtetit, i cili tashmë ka nisur dhe shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, teksa iu drejtohet gazetarëve si ish-koleg i tyre dhe jo si nënkryetari i PD-së, Paloka thekson se PD është parti politike, dhe jo trupë militare.
Reagimi i plotë i Palokës
“Ju kerkoj ndjese te tjereve, po nuk mund te mos reagoj ndaj disa bastardeve qe edhe sot e kerkojne pergjegjesine tek opozita .
Nuk po e bej si nenkryetar partie kete reagim po si ish-gazetar qe me vjen ndot ta quaj veten koleg te tyre sot.
Keta bastarde qe gjithe diten i lepijne prapanicen Edvinit dhe Velines se bashkise , pasi u cuan me nge nga krevati, hapen televizoret dhe si gjithnje ju sulen opozites, sot gjoja sepse nuk mbrojti “me trup” banoret e Astirit. Keta nuk shohin as korrupsionin, as dhunen e qeverise tek Astiri, por shohin pergjegjesine e opozites.
Deputetet e opozites shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as arme per tu perballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetem, te mbledhura nga kjo qeveri prej te gjitha aneve. PD eshte parti politike jo trupe militare.
Me banoret e Astirit ne kemi nje marreveshje dhe do i qendrojme , cdo gje do ju kompensohet drejtesisht .
Sigurisht nuk ka “kompensim” qe mbulon dhunen dhe terrorin ndaj grave, femijeve e te moshuarve qe mbrojne strehen e tyre.
Po te jeni te bindur qe neser do te kete shpagim jo vetem tek felliqesirat ne krye te shtetit por dhe tek sherbetoret e tyre qe sot paguhen me parate e grabitura shqiptareve per ti sherbyer atyre qe dhunojne e grabisin shqiptaret.
P.S:
Sqaroj, per ke nuk e ka kuptuar; ky status nuk eshte per ata qe bashke me opoziten luftojne kunder kesaj qeverie kriminale e te korruptuar, por qe jane kritike dhe me opoziten, po per ata qe i sherbejne dhe lepihen gjithe diten pushtetit te Rames dhe menyren e preferuar per t’ju lepire Rames, kane berjen opozite ndaj opozites”.