
Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.
“O Ramë prapë kishë pyetur për mua!? Në listë të hapur jam o Ramë, me koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti me Ramë ku je? Ke thënë që do jesh në listë të hapur, nuk ishe as në Tiranë, Fier, Shkodër. Ku je futur o Ramë!? Epike pasha Zotin. Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë shkon e futesh në listë të mbyllur. Lista të bën keq për gjumin. E di ti. E s’mu përgjigje ku i ke shokët? E di atë këngën e Unikatilit? ‘Ku të kanë met shokët’? Ku i ke shokët o Ramë. Sa bëjnë 7*7=313, aty ku i ke shokët. Ku e ke Lalin, Ilir Beqjan, Benin? Aman do më thuash po Çyrbjen që nuk ia zë emrin në gojë. E mor Ramë ça halle të kanë kapur, ndaj s’të zë gjumi. S’ka gjë se fillimi është”, shprehet Basha.
