OMONIA nuk i do çamët te PD: Cenojnë marrëdhëniet më Greqinë
OMONIA shoqata që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri ka dalë sot me një deklaratë për mediat ku komenton zhvillimet në politikën kombëtare. Duke etiketuar PDIU si një parti nacionaliste, OMONIA kërkon që Partia Demokratike të mos bëjë koalicion me Shpëtim Idrizin.
Është e paqartë se çfarë pune i prish minoritetit grek se kë zgjedh të ketë aleat Partia Demokratike, megjithatë OMONIA i sugjeron dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules të rishikojë pozicionin e saj në opozitë.
Deklarata e plotë e OMONIA:
Kontaminim anakronik i panevojshëm, i parsyeshëm dhe i paargumentuar i platformës politike të Opozitës në Shqipëri. PBDNJ – të ripërcaktojë pozicionin politik lidhur me zhvillimet.
Shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet në frontin e Opozitës në Shqipëri nën kryesimin e Partisë Demokratike. Adoptimi në këtë grupim të forcave politike, platformash që cënojnë mbarëvajtjen e praktikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, kufizon në fakt rrezikshëm nivelin e manifestimit publik të programeve mirëfilli europianizuese.
Si Minoritet Etnik Grek kemi qenë dhe ngelemi të angazhuar në nxitjen e zhvillimeve politike në drejtimin e kristalizimit të forcave dhe programeve që kanë në epiqendër integrimin e vendit në familjen Euroatlantike dhe imunizimin e shoqërisë nga propozime anakronike nacionaliste, që vetëm se minojnë përpjekjen për kohezion social, prosperitet dhe progres të popullit shqiptar.
E çmojmë si lëvizje të panevojshme dhe të parargumentuar zhvillimin e djeshëm dhe tekstin shoqërues të marrveshjes së koalicionit reciprok. Logjika e numrave shpie në spekulime jo të shëndetshme për jetën politike. Profili politik i PD-së i lidhur me përparimin e procesit të përfshirjes së Shqipërisë në familjen Euroatlantike është cënuar nga adoptimi i axhendës që minon marrdhënien e qetë me Greqinë fqinje, mbështetës konseguent të zhvillimit real të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Pas kësaj, si OMONOIA i drejtohemi PBDNJ, që pas rikonsiderimit të situatës politike, të ripërcaktojë raportet e saj politike dhe të vijojë të orientojë sipas mundësisë, politikën, në drejtimin e duhur të precipitimit të platformave sterile nga nacionalizimi shterp dhe pa argument.
KOHA JONË SONDAZH

