Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha në krye të bllokimit të rrugëve
Protesta e sotme e opozitës në bllokimin e rrugëve kryesore që njihen si nyje të akseve të tjera kombëtare si në Vorë, Milot, Çermë dhe Elbasan ka sjellë një tërheqje të mënjëhershme të kryeministrit Rama në sallën e Kuvendit. Edi Rama ka deklaruar se tarifa e Rrugës së Kombit nuk do të zbatohet deri në një gjetje të një zgjidhje finale. Ndërkohë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kërkojnë si kusht që tarifa të hiqet krejtësisht dhe jo të negociohet. Gjithashtu Monika Kryemadhi theksoi se qeveria duhet të heq taksat për biznesin e vogël dhe të mesëm, taksa të cilat janë rritur këtë vit nga ana e ministrisë së financave.
Në qeveri ka frikë e tension të madh, ku flitet se disa deputetë të PS po kundërshtojnë jo vetëm tarifën e Rrugës së Kombit, por edhe taksat e tjera.
Protesta në nëpërmjet fotove.


KOHA JONË SONDAZH

