FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita gati për protestën, po Rama ç’po kurdis para kryeministrisë?

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar ditën e sotme protestë kundër qeverisë në orën 11:00 në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

Por megjithëse është lajmëruar se kryeministri Edi Rama nuk do jetë në zyrën e tij gjatë ditës së sotme, por në qarkun e Beratit në kuadër të turit të llogaridhënies, janë marrë masat për mbulimin e godinës së kryeministrisë.

Siç mund të shihet nga fotot e BW, duket pjesa e mbuluar e hyrëse të godinës së kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu kanë nisur përgatitjen për ngritjen e një podiumi të vogël para kryeministrisë ku pritet të flasin përfaqësuesit e opozitës dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në protestë do këtë mesazhe simbolike kundër qeverisë në disa pika të ndryshme të Bulevardit si dhe tek Ministria e Brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse burime nga policia bëjnë me dije se PD ka marrë leje për 4 orë tubim, nga selia blu shprehen se kjo nuk është e vërtetë dhe përfundimi i protestës është pa afat dhe nuk është përcaktuar.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?