Opozita i kërkoi dorëheqjen, Manastirliu: Me Joana Duron merret drejtësia!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të sekretares së përgjithshme të MSH-së, Joana Duro dhe specialistes, Laura Shteto për korrupsion në një tender.

Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë, si institucion distancohemi plotësisht. Këtë qëndrim do mbajmë në çdo rast të abuzimit me detyrën. Kushdo që shkel këto parime të përballet me pasojat.

Është padyshim një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, rasti të hetohet deri në fund, të përballet me pasojat e ligjit nëse del ashtu siç janë akuzat.

Përgjegjësia është individuale, Veprimet e askujt nuk mund të baltosin punën e një institucionit. Kemi zgjedhur një rrugë që s’ka kompromis që para ligjit të jenë të barabartë. Ju djathtas, disa, e keni vështirë ta merrni parasysh. Atëherë kush ishte në hetim drejtonte institucione të rëndësishme financiare edhe nga shtëpia. Kush vriste merrte poste. Sulmonit drejtësinë dhe i vendosnit epitete të turpshme.

Të gjithë të barabartë para ligjit, ky është qëndrimi im. Ndërsa zakoni juaj dihet, doni të bëni Prokuroriët, gjykatësit, avoketërit në çdo ngjarje, doni ta vërtisni politikisht sepse kështu ju intereson. Por sot kemi organe drejtësie, që unë i respektoj“, tha Manastirliu ditën e sotme në Parlament, pasi Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen në emër të deputetëve të PD-së.

SHKARKO APP