Opozita në Durrës, Basha: I jap ultimatum Ruçit për vettingun në politikë

Nga Durrësi, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me urdhër të Ramës nuk po boton online në faqen e parlamentit, pr/ligjin e depozituar nga opozita për vettingun e politikanëve.

“Gramoz Ruçi refuzon të botojë në faqen e Kuvendit projektligjin e propozuar me nënshkrimin e të gjithë deputetëve të opozitës për vettingun e politikanëve. Nxitojnë të fusin ligjin Rama-Fusha dhe vjedhjen e pasurive të shqiptarëve, por e përdorin Kuvendin si ‘kuplara’ personale të Ramës duke refuzuar një detyrim ligjor, transparencën.

Politikanët ti nënshtrohen vettingut, si gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Kërkesën e mbështet cdo shqiptar. Heshtja dhe sulmet ndaj dekriminalizmit të mëtejshëm të opozitës, e nxori lakuriq Ramën dhe deputetëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jap këtë ultimatum Ruçiy, mos u sill si pronar kuplaraje, por boto online propozimin ta shohin shqiptarët dhe të shikojnë projektligjin. Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë posh dekretin e Presidentit, që kthen pas paketën fiskale për lojërat e faktit. Nesër do tëpublikojmë fakte tronditëse si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin për të ndihmuar bandat e krimit për të shtënë në dorë lojërat e fatit”, ka deklaruar kreu i PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?