Opozita “pushton” foltoren, shpërthen Erjon Braçe: Të arrestohet Lulzim Basha

“Pushtimi” i foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës ka shkaktuar reagimin e ashpër të nënkryetarit të gru[pit parlamentar të PS-së, Erhjon Braçe.

Me rinisjen e seancës, nga vendi, deputeti socialist qenë i ashpër në deklaratat e tij ndaj Lulzim Bashës, për të cilin kërkoi arrestimin e menjëhershëm të tij.

“Në këtë sallë ka vetëm një njeri që i ka vendosur Kukësit një taksë prej 385 milionë eurosh. Quhet Lulzim Basha. Ky njeri është kostoja më e madhe për çdo kuksiane. Ky njeri është kostoja më e madhe për çdo shqiptar, Ky njeri është lulja e pranverës në Moskë. E dimë të gjithë këtë. Padrejtësia nis në momentin që ky njeri refuzon të dalë para organeve të drejtësisë”, tha Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noka- Braces: Çohu në këmbë kur flet!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se seanca plenare është ndërprerë për dy herë radhazi, pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar momente tensioni në sallë. Njëherë zaptuan foltoren, ndërsa herën tjetër deputeti i PD-së Flamur Noka hodhi miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?