Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Opozita të vendosë interesin e vendit mbi të vetin, të kuptojë dhe pranojë gabimet brenda vetes

Forum E premte, 19 Maj 2023 20:48
Opozita të vendosë interesin e vendit mbi të vetin, të kuptojë dhe pranojë gabimet brenda vetes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gerdi Bogdani-

14 Maji shënon një ditë që kërkon reflektim të thellë dhe reagim të shpejtë për rimëkëmbjen jo thjeshtë për të shpëtuar të djathtën dhe për të mirën e demokratëve-por për të rikthyer shpresën në këtë vend dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 11 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 14 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 16 orësh

Përtej deformimit të vullnetit të zgjedhësve me blerje votash me eurot e korrupsionit dhe trafikut, po edhe paratë e investimeve elektorale të partisë-shtet, si edhe përmes shantazhit dhe presionit të bandave, të administratës dhe ndaj administratës, patronazhistëve e aktivistëve, rezultati i 14 Majit është shumëdimensional.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndaj duhet të lexohet me kujdes edhe si një mesazh i qartë refuzues i qytetarëve ndaj ofertës aspak frymëzuese të ndasive, mllefeve, fjalëve të thëna ndaj njëri tjetrit, nihilizmit kolektiv dhe “luftës së klasave” brenda llojit.

Duhet të lexohet dhe të kuptohet edhe si një refuzim i modeleve arriviste që për hir të karrierës mashtrojnë, bëjnë hile e kompromise, tregtojnë, shesin e blejnë vota, që kompromentohen, servilosen, e katapultohen gjithëkund.

Duhet të lexohet si mungesë e votës së demokratëve dhe shqiptarëve në kutitë e votimit – të atyre që janë larguar nga Shqipëria dhe të atyre që u detyruan të qëndrojnë në shtëpi! Të atyre që janë larguar sepse qeveria ia ka nxirë jetën, por opozita nuk i ndez shpresë për të qëndruar dhe luftuar në këtë vend. Të atyre që janë ende këtu, por nuk dalin të votojnë sepse nuk u ofrohet alternativë e qartë e reale!

Sepse në fund të ditës, përçarja, mllefet mes njëri-tjetrit, mungesa e meritokracisë, e së drejtës e garës, nuk kanë se si të prodhojnë alternativë dhe të frymëzojnë shpresë e të ngrejnë peshë votuesit! Pasi humbja e paprecedentë e 14 majit ishte edhe rezultat i reagimit qytetar ndaj alternativës së dobët, shpesh pa vizion të qartë dhe në zgrip të populizmit dhe diletantizmit.

***

Nëse opozita dhe e djathta shqiptare në tërësi vendos interesin e vendit dhe të shqiptarëve mbi interesin e vet dhe të përfituesve të pushtetit, duhet të hapë sytë e mendjes dhe të zemrës-dhe të shohë, kuptojë e pranojë gabimet brenda vetes. Njohja e problemit është gjithmonë hapi i parë i zgjidhjes së tij!

Opozita dhe e djathta shqiptare në tërësi ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim! E kam thënë, e them, e do vazhdoj ta them se ky është hapi më i rëndësishëm. Sepse zgjedhjet janë aritmetikë dhe frymë bashkë! Të ndarë jemi më pak, të ndarë nuk frymëzojmë!

Së dyti, duhet një reformim i thellë i mënyrës së punës dhe organizimit. Duhet lënë pas koha kur fushata fillon vetëm dy muaj para zgjedhjeve e kur programet i shpalosen elektoratit dy javë para ditës së votimit! Zgjedhësit janë aty çdo ditë dhe për një partneritet real me ta nuk vlen të kujtuarit vetëm në fushatë a periudhë zgjedhore!

Së treti, duhet një rinovim i thellë. Këtu nuk bëhet fjalë veç për një a dy emra, por për një kastë të tërë njerëzish, që kanë tashmë kanë vite që vazhdojnë me të njejtat gabime që sjellin të njejtat dështime dhe që realisht nuk kanë çfarë t’u ofrojnë më bazës që meriton lidership fitues dhe qytetarëve të ndershëm e plot halle që presin një alternativë bindëse!

Shqipëria jonë ka plot djem e vajza të reja profesionistë e intelektualë, plot potencial, energji dhe dëshirën për të punuar për këtë vend e për të ndryshuar të ardhmen e këtij vendi. Ka ardhur koha që atyre t’u krijohet hapësira dhe t’u jepet shansi për ta treguar veten e për të rindezur shpresën në këtë vend! Që të rinjtë shqiptarë mos ta braktisin vendin e tyre, por ta shohin si vendin ku mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe familjeve të tyre!

Këtë opozita dhe e djathta shqiptare e ka detyrim kundrejt çdo shqiptari të ndershëm, e ka detyrim ndaj Shqipërisë! Marrja e përgjegjësive dhe ringritja përmes hapjes perbashkuese, rinovimit, garës reale dhe demokracisë së brendshme do të jenë vendimtare për ofertën që opozita dhe e djathta shqiptare do të sjellin në garën e ardhshme jo të largët të zgjedhjeve 2025. Sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.