Organizata më e rëndësishme e shqiptarëve në SHBA mbështet Metën: 2 Marsi, fillimi i fundit të një qeverisjeje që vrau shpresën e shqiptarëve

Organizata më e rëndësishme e shqiptarëve në SHBA dhe gjithë diasporën, VATRA ka dalë sot me një qëndrim unanim në mbështetje të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Në deklaratën e Federatës Panshqiptare VATRA theksohet se situata e krijuar në Shqipëri si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës e ka bërë të domosdoshme mbrojtjen e Kushtetutës. Duke mbështetur nismën e kreut të shtetit, VATRA thekson se “Për analogji, Kushtetuta Amerikane mbrohet me çdo mjet nga Presidenti i SHBA”.
“Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e konsideron daljen në rrugë të Presidentit dhe bashkimin e tij me popullin si mjeti i fundit për të kthyer pushtetin atje ku ai buron, tek Populli. Manifestimi i 2 Marsit është fillimi i fundit i një qeverisjeje e cila shpopulloi, varfëroi dhe vrau shpresën e shqiptarëve”,- thuhet në deklaratën e Federatës VATRA.
Deklaratë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA për Protestën e 2 Marsit, 2020 (Botuar në gazetën e shqiparëve të amerikës “Dielli”
Federata Pan-shqiptare e Amerikës VATRA, po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri si rezultat i ozurpumit tërësor të çdo pushteti nga Kryeministri Edi Rama.
Për analogji, Kushtetuta Amerikane mbrohet me çdo mjet nga Presidenti i SHBA.
Ndaj i kërkojmë dhe mbështesim Presidentin e Shqipërisë në çdo veprim që do të merret për rikthimin kushtetues të institucioneve shqiptare.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e konsideron daljen në rrugë të Presidentit dhe bashkimin e tij me popullin si mjeti i fundit për të kthyer pushtetin atje ku ai buron, tek Populli.
Manifestimi i 2 Marsit është fillimi i fundit i një qeverisjeje e cila shpopulloi, varfëroi dhe vrau shpresën e shqiptarëve.
Shqiptaro-Amerikanët janë me të ardhmen e Shqipërisë pa kriminelë dhe drogë, por me dinjitetet dhe prosperitet.
Përshëndetjet më të përzemërta nga Amerika!
Zoti e bekofte Shqipërinë!


KOHA JONË SONDAZH

