FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Orla O’Hanrahan, ambasadorja e re e Irlandës. Presidenti Meta pranon Letrat Kredenciale

Orla O’Hanrahan është ambasadorja e re e Irlandës në vendin tonë. Presidenti Meta pranoi Letrat Kredenciale ndërsa vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe mbështetjen pa rezerva që Irlanda i ka dhënë Shqipërisë, si për anëtarësimin në NATO ashtu edhe për integrimin në BE.

Duke u ndalur në procesin e integrimit evropian, Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për qëndrimin e deklaruar nga Irlanda në mbështetje të çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe vijimit të procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga niveli i ulët i shkëmbimeve ekonomike e tregtare, Presidenti Meta nënvizoi nevojën për një vëmendje më të madhe në këtë drejtim dhe eksploruar më mirë potencialet reale që të dy vendet kanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?