Paloka denoncon piramidën e PS për blerjen e votave në Durrës: Në krye Ardian Çela, nesër provat në SPAK

Partia Demokratike do të dorëzojë nesër në SPAK dosjen me prova e fakte të asaj që e quan piramida e ngritur nga Partia Socialiste për blerjen e votave në qarkun e Durrësit.

Drejtuesi politik dhe kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Durrësit, Edi Paloka sot në studion e RTV Ora tregoi si funksionon kjo piramidë që në krye ka administratorin e OSHEE-së Ardian Çela, i zgjedhur dhe si drejtues i fushatës së socialistëve në Durrës.

Intervista në studio me gazetaren e RTV Ora, Besmira Pelushaj.

Rtv Ora: Si po shkon fushata në qarkun e Durrësit?

Edi Paloka: Fushata jonë e PD-së si në të gjithë Shqipërinë po shkon gjithnjë e më shumë në rritje, por nga pala tjetër ku dhe Rama është kandidat në Durrës, ka sharje, fyerje e karagjozlliqe, ku leh si qen mes të rinjve.  Pjesa tjetër është errësira e fushatës së PS-së. Futen në lojë pas orës policore, drejtuesit duke nisur nga Ardian Çela një grup i madh nënpunësish, zyrtarë që sot më tepër janë punonjës të OSHE-së, të sjellë edhe nga rrethet e tjera në Durrës që kanë vetëm një funksion, ndarjen e parave.

Kam bërë denoncimin gati, dhe nesër, do e dërgoj në SPAK të gjithë piramidën që më ka ardhur nga disa koordinatorë socialistë, por dhe nga faktet që kemi mbledhur në Durrës këto ditë, të gjithë piramidën e atyre që dalin të blejnë vota.

RTV Ora: E keni me fakte?

Edi Paloka: Sigurisht me fakte. Janë me numra telefoni e fakte. Nesër do të bëj dhe një konferencë shtypi. Po ndiqet dhe një grup tjetër që vazhdon të bëj të njëjtën gjë në zona të ndryshme të Durrësit, duke nisur nga ish Komunat deri në qendër të Durrësit dhe janë të gjithë nën komandën e Ardian Çelës.

Këto janë të faktuara dhe SPAK ka detyrë të vëjë në ndjekje këta njerëz që po kryejnë krim elektoral.

RTV Ora: Ka drejtues të tjerë të lartë?

Edi Paloka: Ky është në krye të piramidës që është dhe koordinatori i caktuar nga Rama për atë qark. Ky drejton lojën e shitblerjes së votave, pastaj vjen rangu i drejtuesve lokalë dhe në fund fare janë disa kriminelë të vegjël që bëjnë shpërndarjen e fundit të parave.  Ata duhet të shkojnë në burg. Të jeni të sigurtë se edhe nëse SPAK nuk do të veprojë tani, pas 25 prillit dosja do të jetë aty dhe të gjithë do shkojnë aty ku i takon.

Këta persona që të gjithë Durrësi e di se po kryejnë këtë krim elektoral duhet të mbajnë përgjegjësi përpara se të vijnë zgjedhjet, por ritheksoj se edhe  nëse

Pas denoncimit të parë na kërkuan të japim të dhëna shtesë, përfshi dhe numrat e telefonit. Këtë duhet ta bëjnë organet hetimore, megjithatë ne ia plotësuam këtë dëshirë dhe nesër do ia vë në dispozicion me numra telefoni e fakte

RTV Ora: A keni besim tek SPAK

SHKARKO APP