Edi Paloka i prerë: Nuk qeverisim me Edi Ramën, sikur të rrimë gjithë jetën në opozitë. Marrim PD-LSI mbi 80 mandate

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga 25 prilli, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit është i bindur se strategjia që kanë ndjekur – LSI të garojë listë më vete për maksimalizimin e votave – do të sjellë sukses të jashtëzakonshëm.

Edi Paloka mohon kategorikisht dhe në çdo rast mundësinë e një bashkëqeverisjeje me Ramën edhe sikur PD të qëndrojë gjithë jetën në opozitë.

Paloka tha për Oranews se “Sikur ta dimë që do të rrimë gjithë jetën në opozitë me Ramën është absurde. Për fat të mirë ky opsion në këto zgjedhje përjashtohet, pra dalja me një rezultat të ngushtë. Opozita e bashkuar do të jetë në pushtet dhe ju garantoj që do të jetë me mbi 80 mandate”.

SHKARKO APP