Paloka: Në 8 vite nuk është bërë asnjë gjë për interesat e shqiptarëve
Drejtuesi Politil i Qarkut Durrës, Z. Edi Paloka ka mbajtur takimin e radhës në zonën e Manzës, ku u prezantua gjithashtu dhe kandidatja e zonës Znj. Manjola Luki, sakaq nuk mungoi as mikpritja qytetare edhe në këtë zonë.
“Ardhja këtu është emocion dhe kënaqësi më vete. Sot kam ardhur të prezantohem tashmë si deputet i zonës tuaj, në parlament do të jem direkt përfaqësuesi juaj duke zgjidhur problemet që ka çdo familje.”, tha Paloka.
Gjatë komunikimit të tij me banorët e zonës, Z. Paloka preku dhe shqetësimin e emigrimit në masë gjatë viteve të fundit dhe mungesën e integrimit të mëtejshëm të vendit në Bashkimin Europian, duke cekur dhe gjendjen e mjeruar në të cilën Shqipëria është katandisur vitet e fundit.
“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prap, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk din ku të çojë milionat dhe kërkon prap në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit.”, u shpreh Edi Paloka.
Në fund të takimit Paloka nuk harroi të tregojë mbështetjen e tij për familjet dhe shqiptarët të cilët tashmë do të kenë nevojë për zgjidhjen e problemeve që i janë shkaktuat nga keq-qeverisja e Ramës këto 8-vite.