FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Nesër do të regjistrojmë koalicionin tonë për zgjedhjet e 14 majit!

Pas përfundimit të Berishës me Këshillin Kombëtar, Edi Paloka foli për mediat. Ai tha se nuk pati asnjë qëndrimin kundër apo propozim për të mos hyrë në zgjedhje.

“Sot në takimin që pati kreu i PD me kandidatët e dalë nga primaret u fol për hyrjen në zgjedhje. Megjithëse ne kemi një rezolutë të Kuvendit të 11 dhjetorit, që nuk do të kemi mungesë të PD-së në zgjedhje, ne e shtruam si çështje, por nuk pati asnjë diskutim për mos-hyrje në zgjedhje. Ne do të hyjmë në zgjedhje. Një nga format ishte ajo e hyrjes në zgjedhje me koalicion. Kishte edhe zëra për hyrje në zgjedhje me kandidatë të pavarur dhe me koalicion, por që nuk kishte mbështetje të gjerë. Këshilli sot mori vendim që do të hyhet me koalicion. Këshilli Kombëtar ngarkoi kryesinë për t’u marrë me këtë çështje.

Janë disa parti me të cilat ne kemi marrëveshje. Këto janë teknikalitete që zgjidhen edhe nga kryesia. Kodi zgjedhor ka disa pika që e lidh partinë me numrin e deputetëve që ka në Kuvend, etj. Partitë që ne kemi marrëveshje janë PL, Partia për të drejtat e njeriut, etj. Kjo ju takon specialistëve, ne do të ndjekim të gjitha afatet dhe që nesër do të kemi regjistrimin e koalicionin tone”, është shprehur Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?