Paloka: Nga dhjetori, PD gati të marrë qeverisjen e vendit
Partia Demokratike është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, por edhe të marrë timonin qeverisës në vend.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka, sipas të cilit, për këtë qëllim grupi i ekspertëve demokratë po diskuton dhe është në fazën përmbyllëse të programit qeverisës.
“Kemi qëndrime të qarta qoftë për aspektet ekonomike, sociale, politike. Më konkretisht,po përgatisim çdo gjë dhe brenda dhjetorit (kjo që po them nuk do të thotë se në dhjetor do të marrim qeverinë), por brenda dhjetorit jemi të gatshëm edhe për të marrë qeverisjen e vendit”, tha ai.
Ndërkaq, sipas nënkryetarit demokrat, zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion dhe qëllimi i opozitës, por domosdoshmëri për situatën që po kalon vendi.
“Situata në këtë vend, po precipiton nga dita në ditë. Gjendja e mjeruar e qytetarëve ka bërë që revolta të shkojë në ngjitje dhe ka arritur në një moment të lëvizjes, së shpërthimit”, tha ai.
Duke përfunduar me ripërsëritjen dhe një herë të qëndrimit të opozitës për të larguar me çdo mjet demokratik qeverinë, përfshirë këtu edhe mosbindjen civile.
Ndërkaq, të hënën, Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë bashkë me drejtuesit e departamenteve për të diskutuar mbi programin qeverisës, i cili në objektiv afagjatë ka zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
KOHA JONË SONDAZH

