Paloka: Rama ka vetëm dy zgjedhje, do pranojë të largohet me votë apo si Gadafi
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpër lidhur me ambicien e kryeministrit Edi Rama që shpalli sot në Kongresin e PS-së për një mandat të tretë qeverisës.
Paloka deklaron se Rama tashmë është mes dy zgjedhjesh: ose të largohet përmes votës, ose do të largohet si diktatori i Libisë Muamar Gadafi, i cili u vra nga protestuesit që nisën revoltën popullore në Libi.
“Kërkon 800 mijë vota dhe mandat të tretë…! Kryeministri më i urryer, të cilin shqiptarët mezi po presin ta qërrojnë një orë e më parë, kërcënon se do të tentojë një mandat të tretë. Asnjë shans nuk ka të pengojë rrotacionin! Asnjë makinacion nuk e ndal më largimin e Ramës nga pushteti.
E vetmja gjë për të cilën Rama mund të marrë vendim tani, është nëse do pranojë të largohet me votë, apo si Gadafi. Kjo zgjedhje është në dorë të tij, sepse shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre. Shumë prej tyre në fakt do preferonin që Rama të bënte zgjedhjen e dytë; një fund si Gadafi…!”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.