FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Rama kur nuk bën dot “te fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimës!

Deputeti i PD, Edi Paloka është shprehur se Rama luajti rolin e viktimës dje në Vlorë ky bëri publik faktin se nëna e tij, Aneta Rama, po përballet me një sëmundje shumë të vështirë.

Në një postim në facebook, ai shprehet e kryeministri kur nuk bën dot “të fortin” dhe arrogantin luan rolin e viktimës që të ngjallë mëshirën e të tjerëve.

“I turpshem ne cdo akt qe ndermerr…Kur nuk ben dot “te fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimes qe te ngjalle meshiren e te tjereve. Per hir te karriges eshte gati te perdore dhe familjen madje dhe duke sajuar situata te paqena sic beri ne emisionin e Eni Vasilit apo dje ne Vlore”- shkruan Paloka në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky reagim i tij erdhi pas fjalës së Ramës në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, dhënë nga Urdhri i Stomatologut për Aneta Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?