Paloka: Rama mblodhi administratën për spektakël, por doli bllof

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me atë që ai e quajti ‘llogaridhënie publike të qeverisë’ takimin e organizuar pasditen e sotme në Tiranë.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama doli bllof megjithëse spektaklin e kishte organizuar vetë. Për këtë Paloka ka marrë si shembuj dy nga dialogjet që Rama pati me qytetarët, një e punësuar në administratë dhe tjetri, militant socialist.

“I jep fjalën “popullit” dhe e para që e mori fjalën e pyet se si duhet t’ja bej që të punesohet…I bindur që vajza e ka mësuar rolin, kryeministri ynë bën batutën e radhës mbi punësimin ose jo të asaj vetë. Vajza hutohet ( ose “magjepset”) dhe pasi belbëzon pak deklaron se ajo është në punë në fakt po ka merak për të tjerët…

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj vajzës e mori fjalën një tjetër “hallexhi” i ardhur spontanisht në takimin ku qeveria jep llogari para popullit: “O shef i madh ti je arkitekti i ndryshimit” – tha ky tjetri…”, shkruan Paloka në rrjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?