Edi Paloka: Rama të arrestojë kriminelin e lidhur me PS që kërcënoi kryetarin e KQZ

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka kërkoi sot nga ministria e Brendshme dhe kryeministri Edi Rama që të arrestojë personin E.P. që kërcënoi me jetë kreun e KQZ, Klement Zguri.

Sipas mediave dhe PD, kërcënuesi me jetë i Klement Zgurit dhe familjes së tij është një person me emrin E. Pjetri. Nga Shkodra dyshohet të jetë, por që ka mbështetje nga PS.

Duke marrë shkas nga kërcënimi për shkak të detyrës i kryetarit të KQZ-së Klement Zguri, Paloka i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërheqë bandidët e tij, në të kundërt ai do të jetë bashkëfajtor dhe si i tillë do të mbajë përgjegjës.

Mësohet se policia e shtetit është në kërkim të gjetjes së këtij personi të rrezikshëm. Po kështu janë lajmëruar Interpoli si dhe po survejohen lidhjet e tij për të shkuar në kapjen e E.P.

Edhe intelektuali i njohur Aurel Plasari ka denoncuar kërcënime të marra në adresë të tij nga i njëjti person që ka denoncuar Klement Zguri.

Në një postim në Facebook, Plasari thotë se në datën 28 qershor, Emiljano Pjetri ka marrë kërcënime në rrjetet sociale. “Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues. Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës. Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijëve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës”,- shkruan Aurel Plasari.

SHKARKO APP