FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paloka: Shpërblimet e Ramës për shqiptarët, vetëm se ka zgjedhjet vitin tjetër

Kreu i grupit Demokrat Edi Paloka ka replikuar sot në Kuvend me kreun e qeverisë Edi Rama veçanërisht pë çështjen e shpërblimeve të qytetarëve në fund të vitit duke i zbuluar arsyen e fshehtë që sipas tij, qendronte pas atij vendimi qeverie këtë dhjetor.

Paloka tha: “Ku janë paratë që na janë marrë?! Paratë tonë janë në xhepin e Ramësj nëpërmjet asaj të famshmes KPP,  që është forma e preferuar e kryeministrit për të bërë transferimin e parave nga xhepat e shqiptarëve në xhepat e tij.

Koncension është kur investitori investon paratë e tij, jo paratë tona. Ja ku shkojnë paratë tona: vila e palate në Surrel, udhëtime me Charter në botë. Foli për të përmbyturit në Shqipëri, po kush, ky?! Që sa herë ndodhin përmbytje nëpër Shqipëri, hap ndonjë ekspozitë nëpër botë. Se ky gjeti rastin që meqë u bë kryeministër, të bëhet edhe piktor për ato komplekset e tij, të zbavitet me ekspozitat e tij, me paratë tona nga Evropa në Kinë. Këtu shkojnë paratë tonë, jo në vend tjetër ku ne duhet të shkonin. Dhe sot na mburret se po ju jap para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky, që ka mbushur një llogari për nevojat e tij e siç thotë OSBE-ja, janë një 200 milionë. I ka hequr menjanë për ditë të zeza, se kushedi çfarë ndodh e pret t’i thonë “faleminderit” shqiptarët për këtë shpërblimin, se mund të mos ua jepte as atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi e mbushi për vete, tha “hajde po u jep diçka shqiptarëve”, po jo se i vjen keq, por se vitin tjetër ka zgjedhje. Janë paratë që ua ka grabitur shqiptarëve, pa harxhuar paratë e veta, natyrisht,  se ato i duhen për ditë të zezë,” theksoi Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?