Paloka: Shteti privat i Edvinit!  Avokatja e tij personale emërohet Avokate e Shtetit

Qeveria miratoi dje emërimin e Enkeljeda Muçaj në detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Artur Metanin, i cili u zgjodh Inspektor i Lartë i Drejtësisë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

“Kjo që shihni në foto është Enkelejda Muça! Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit.

Kjo përfaqësonte Edvinin në gjyqin kundër meje, gjyq ku unë u dënova për “shpifje”, sepse kisha deklaruar që Saimir Tahiri dhe për pasojë dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin (sot Tahiri është i dënuar po jam dhe unë që e akuzova, i dënuar për “shpifje”!!!). Përveç këtij fakti, me këmbënguljen e Ramës dhe “argumentimin” e avokates së tij, unë u dënova me një nen që nuk ekziston më në Kodin Penal, pasi shpifja është dekriminalizuar prej kohësh. Po meqë Rama më donte patjetër në burg, dhe me arrogancën e injorantit ngulte këmbë në kërkesën e tij (pavarësisht se Kodi Penal nuk ja jepte këtë mundësi) avokatja Muça, duke qenë e vetëdijshme se po kërkonte diçka absurde, i qëndroi deri në fund kërkesës së shefit!

Këtë zonja e bëri me mua, por e ka bërë dhe në dhjetëra gjyqe të tjera ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe gazetarëve duke zbatuar verbërisht e pa asnjë fije profesionalizëm urdhërat prej injoranti hakmarrës të shefit të saj!

Nga sot kjo do te jete Avokatja e Shtetit…

Rama nuk po mjaftohet me , me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit. Jo , ai po i kap institucionet me njerzit e rrethit te tij personal. Keshtu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet ne duart e sektit te “rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe me shume rrethin, tek familjaret dhe lidhjet personale te tij dhe bashkeshortes se tij.

Ne fakt kthimin ne prone familjare te PS, e shpalli ne Kongresin qe sapo mbylli duke marre vendimin qe organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga nje burre e nga nje grua, pasi ju kishte nxjerre Linden te mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kerkon qe dhe gjithe institucionet e shtetit te kene te njejtin fat!”, shprehet Paloka.

SHKARKO APP