Paloka: Trump i lëshoi raketat Kim Ramës, pritet shpërthimi
Në raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2017, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nënvizohet me të madhe se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes.
N/kryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar në një status në facebook pas publikimit të raportit të DASH. Paloka thotë se Trump i lëshoi raketat për Kim Ramën, ndërsa tani pritet shpërthimi.
”Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Trump i lëshoi raketat për Kim Ramën: Zgjedhje të blera. Qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj. Drejtësi e kapur. Media të kapura dhe të shantazhuara. Raketat janë lëshuar. Pritet shpërthimi. A do e shpëtoj bunkeri i Surrelit Kim Ramën”,-shkruan Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

