Panariti: Ndal masakrës së Vjosës. Nisma e Presidentit ishte emergjente dhe shpëtuese

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehet se nisma e Presidentit Ilir Meta për ndalimin e masakrës në Vjosë, ishte emergjente por mbi të gjitha shpëtuese për këtë pasuri Europiane. ”Nëse nuk ndërhyhet tani dhe menjëherë, ata do të çrregullojnë në mënyrë të pakthyeshme, regjimin e ujërave dhe do të prishin të gjithë ekosistemin e lumit të vetëm të egër në Evropë. Dhe jo vetëm! Por ky ekosistem po kërcënohet nga ndotja e rëndë dhe e turpshme e brigjeve të lumit që sëbashku me shpyllëzimet janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre bashkive që lag ky lumë”,- shkruan ndër të tjera Panariti.

Postimi i plotë

Ndal masakrës së Vjosës! Nisma e Presidentit është kthesa që pritej! Degradimi i Vjosës është jo imagjinar, por real. Hidrocentralet e Kalivaçit dhe Poçemit nuk janë fantazi por projekte shfrytëzimi mbi Vjosë. Të cilat janë një kercënim i provuar dhe i vërtetuar nga studiuesit tanë dhe të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk ndërhyhet tani dhe menjëherë, ata do të çrregullojnë në mënyrë të pakthyeshme, regjimin e ujërave dhe do të prishin të gjithë ekosistemin e lumit të vetëm të egër në Evropë. Dhe jo vetëm!

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ky ekosistem po kërcënohet nga ndotja e rëndë dhe e turpshme e brigjeve të lumit që sëbashku me shpyllëzimet janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre bashkive që lag ky lumë.

Të cilat sëbashku me pushtetin qëndror të kontrolluar vetëm nga nje parti, janë drejtpërdrejt përgjegjëse për shkretimin dhe shndërrimin e brigjeve në kosh plehrash. Prandaj nisma e Presidentit ishte emergjente, parandaluese dhe shpëtuese për këtë pasuri jo vetëm kombëtare, por Evropiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?