Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:48 Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë Shqipëria vijon të shënojë progres në futbollin europian, teksa ka arritur një rezultat tepër pozitiv në renditjen përfundimtare të UEFA-s për Fair Play për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pandemia i bëri shqiptarët për psikiatri! Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në spitalet e sëmundjeve mendore

Pandemia i bëri shqiptarët për psikiatri! Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në spitalet e sëmundjeve mendore

Politikë
E mërkurë, 13 Tetor 2021 09:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Situata shëndetësore e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe për 2021 në treguesit e shërbimit spitalor publik. Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë në spitalet shtetërore, për periudhën janar-prill 2021, janë trajtuar 11% më pak pacientë me sëmundje të ndryshme se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në total, në spitalet publike, numri i pacientëve të shtruar për këtë periudhë është 73,556 nga 82,790 pacientë të shtruar në 2020.

Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë, për 4-mujorin e parë të 2021, shtrimet e pacientëve në spitale janë ulur 11%. Rënien më të lartë e kanë rastet e trajtuara nga urgjencat mjekësore. Në 2020 në urgjencat mjekësore u trajtuan 264,055 pacientë nga 50,462 pacientë që janë trajtuar për janar-prill 2021. Për pacientët e trajtuar në kardiokirurgji, shtrimet këtë vit janë ulur 5%, krahasuar me janar-prillin e 2020. Në raport me 2020, për këtë vit ka pasur rritje të pacientëve të shtruar në spitalet psikiatrike me 40%.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arjana Rreli, psikiatre, tha se në shërbimin ambulator ku trajtohen rastet e lehta, sic është ankthi, janë shtuar rastet pas tërmetit të 26 nëntorit. Një tjetër faktor shtesë që ka ndikuar në shtimin e rasteve është dhe pandemia. Në 2020, grupi i të sëmurëve që u penalizuan më shumë ishte ai i pacientëve me probleme onkologjike, të cilët nuk mundën të merrnin trajtimin sipas grafikëve. Mjekët onkologë pohuan se vjet pati një rritje të stadeve të avancuara të sëmundjeve tumoriale, pasi dallimi i hershëm u pengua nga frika e pacientëve për infektimet me Covid-19.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Silvana Çeliku, shefe e shërbimit të Onkologjisë në QSUT, tha për “Monitor” se edhe për 2021 vazhdojnë të vijnë pacientë në stade të avancuara të sëmundjes, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimit me Covid-19. “Shërbimi Onkologjik, pavarësisht pandemisë të Covid-19 ka vazhduar punën me të njëjtin ritëm. Një fakt tjetër jo i mirë është ardhja me vonesë e rasteve të para, të cilat nga frika e virusit paraqiten tek ne në stade më të avancuara gjë që rrezikon shumë jetën e tyre dhe vështirëson mjaft trajtimin e sëmundjes”, nënvizon znj. Çelniku.

Mund t'ju interesojë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodh...

Para 48 minutash
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 15 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Për këtë vit, kontrollet e grave për kancerin në qafën e mitrës janë rritur 88%, sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë. Për janar-prill të 2021 janë kryer 2,686 depistime (ekzaminim për të kapur në kohë sëmundjen) me kancerin në qafën e mitrës nga 320 që ishin në 2020. Rritje ka pasur edhe për pacientët që ndjekin kimioterapinë. Nga 6,635 pacientë të trajtuar me radioterapi në janar-prill të 2020, këtë vit janë 7,597 pacientë, apo 13% më shumë.

Sipas drejtueses së Shërbimit Onkologjik në QSUT, depistimi bëhet për të kapur herët ose për të parandaluar një sëmundje. Depistimi i kancerit në qafën e mitrës kryhet nga Shërbimi Parësor. “Pra ne bëjmë fushata depistimi në popullata të shëndosha, me paptest apo mamografi në mënyrë që të zbulojmë ato gra që janë të sëmura, por në faza fillestare, si dhe të identifikojmë ato që kanë mundësi zhvillimi të sëmundjes në të ardhmen. Pra nëpërmjet depistimit zbulon dhe parandalon sëmundjen”, tha onkologia Silvana Çelniku.

Në 2020, për shkak të pandemisë në Qendrën Spitale Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) u kufizuan ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, ndërsa nuk e ndërprenë ndërhyrjet kirurgjikale për rastet e shfaqura me komplikacione. Në 2020, në total shtrimet në spitale ranë 29% krahasuar me 2019. Lidhur me trajtimin e pacientëve me barna të listës së rimbursueshme në 2021 krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një rritje rreth 1% e ndikuar nga trajtimet e rimbursimit për të infektuarit me Covid-19./Monitor

Etiketat e lidhura

pandemipsikiatrishtrime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë
Para 1 minute

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 5 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 9 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 10 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.