”Para fushate ata premtojnë gjëra imagjinare”, Rama: Do kemi dy bonuse në vit për pensionistët

Kryeministri Edi Rama, thotë se bonuset për pensionistët do të vijojnë dhe ata do të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes ekonomike.

Teksa ironizonte premtimet për pensionet nga kundërshtarët e tij, të cilat i quajti imagjinare dhe për efekt fushate, ai tha se qeveria nuk bën dot premtime që janë të paarritshme. Deklaratat i mbajti gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve.

”Do të ecim paralelisht, nga njëra anë me bonuset të cilat janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur në aspektin sasior, janë rritur dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. Nga një bonus të fundvitit ne kemi kaluar në dy bonuse, një në fundvit dhe një në pranverë, dhe i kemi lidhur këto bonuse me rritjen ekonomike dhe performancën e ekonomisë”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?