FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parada e shqiptarëve në Tiranë, kryebashkiaku i Gjirokastrës: T’i bashkohemi këtij manifestimi kombëtar

Këtë 28 nëntor qytetet e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon festojnë ndryshe. Të gjitha qytetet shqipfolëse vijnë te festojnë në Tiranë si asnjëherë më parë në Paradën dedikuar historisë dhe kulturës tonë të përbashkët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videomesazhin e Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi i cili fton bashkëqytetarët e tij që t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar.

“Më 28 nëntor, në festën tonë kombëtare, në ditën e Flamurit, qyteti i Gjirokastrës do të vijë me një spektakël ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë tonë kulturore. Thirrja është për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës, kudo ku jetojnë t’i bashkohen këtij manifestimi kombëtar. Isopolifonia dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të prezantohen edhe vlerat kulturore të qytetit tonë. Shihemi në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni”, thotë kryebashkiaku Flamur Golemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?