Parandalimi dhe hetimi i krimeve zgjedhore, Dumani, Çela dhe Celibashi takim në ambasadën gjermane

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani informuan këtë të enjte ambasadorët dhe shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it në Ambasadën Gjermane në Tiranë mbi gjendjen aktuale të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore. Ambasada gjermane në një postim në rrjetet sociale, thotë se ”informimi përfshiu gjendjen aktuale të aktiviteteve në të gjithë territorin e Shqipërisë, një përmbledhje të ankesave të marra dhe procedimeve të nisura deri më sot, si dhe statusin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë përkatës”.
Postimi i plotë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) informuan sot ambasadorët dhe Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it në Ambasadën Gjermane në Tiranë mbi gjendjen aktuale të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.
Brifing përfshiu gjendjen aktuale të aktiviteteve në të gjithë territorin e Shqipërisë, një përmbledhje të ankesave të marra dhe procedimeve të nisura deri më sot, si dhe statusin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë përkatës.
Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve shqiptare të përfshira dhe efekti parandalues i veprimtarisë së përbashkët ndaj krimeve zgjedhore u mirëprit nga pjesëmarrësit.
Ambasadorët përshëndetën angazhimin e aktorëve shtetërorë dhe politikë shqiptarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 maj. Organizimi i këtyre zgjedhjeve do të jetë një tregues i rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, gjithashtu në lidhje me aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE.