Partia Demokratike takim me diasporën shqiptare në Romë, në “Ergife Palace Hotel”

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, ka nisur sot, më 9 shkurt 2025, në orën 13:00, një takim me diasporën shqiptare në Romë, Itali. Takimi po zhvillohet në “Ergife Palace Hotel” dhe ka tërhequr qindra emigrantë shqiptarë, të cilët kanë marrë pjesë me flamuj të PD-së në duar.

Në këtë aktivitet, përveç Berishës, janë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, si dhe deputetët Elda Hoti dhe Agron Gjekmarkaj. Diskutimet pritet të përqendrohen në çështje të rëndësishme për diasporën, përfshirë votën e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit.

Ky takim vjen pas protestës së mbajtur dje nga PD-ja në Tiranë, pas së cilës Berisha u nis drejt Romës për të zhvilluar këtë aktivitet me bashkatdhetarët në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?