FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas islamizmit radikal dhe rrezikut rus, Rama e kërcënon BE-në me Kinën

Një detaj kurioz mbi vizitën e Ramës në Berlin, i cili tregon se si diplomacia është një gjuhë “teknike” dhe se si asnjë detaj nuk mund t’i lihet rastësisë, bëhet i ditur nga burime diplomatike evropiane në Tiranë.

Në të vërtet, restoranti, një klub ekskluziv privat, “China Club” — ku vetëm për të hyrë duhet të paguash një kuotë vjetore prej 10 mijë eurosh, në të cilën mbahen ekspozita të artit bashkëkohorë kinez— me shumë mundësi është zgjedhur nga Kryeministri Rama në përpjekje për të përdorur sërish kartën e “kulturës” për të treguar se Shqipëria është në një hap me Evropën.

Por dreka e organizuar nga Rama u bojkotua nga të gjithë të ftuarit zyrtarë, punonjës publik gjermanë sepse vendi i zgjedhur është nën hetim për aktivitetit ndërkombëtar të pastrimit të parave, dhe mbi të gjitha sepse, duke qënë një restorant kinez, do të interpretohej nga të ftuarit si një sinjal diplomatik i parehatshëm. Pra kërcënimi nga ana e Shqipërisë se në rast se Gjermania nuk pranon të çel negociatat për hapjen e bisedimeve, Shqipëria do të drejtohet drejt Kinës. exit.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?