Pas Yuri Kim, reagon Rama: Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat se qeveria po ndërhyn në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
“Jam plotësisht dakord me ambasadën amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama në Twitter.
Mesazhi i kryeministrit Rama ka një gjuhë të dyfishtë goditje!