Pashkët ortodokse, Monika Kryemadhi: Besimi është çelësi
Me një mesazh në faqen e saj të facebook-ut, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shpreh urimet për të gjithë besimtarët ortodoksë kudo që janë.
Duke e cilësuar këtë ditë si të triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, Kryemadhi shkruan se kjo nuk është thjesht një simbolikë, por duhet të jetë qëllimi i kujtdo.
”Jeta jonë është e gjitha një përpjekje për t’ia arritur qëllimit dhe me besimin në Zot, gjithçka është e mundur. Besimi është çelësi! Për Shumë Vjet e Gëzuar”!,-shkruan Kryemadhi.
Urimi i Monika Kryemadhit
Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!
Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se nuk është thjesht një simbolikë, por në fakt, duhet të jetë qëllimi i kujtdo.
Jeta jonë është e gjitha një përpjekje për t’ia arritur qëllimit dhe me besimin në Zot, gjithçka është e mundur.
Besimi është çelësi! Për Shumë Vjet e Gëzuar!
Miqësisht,
Monika
KOHA JONË SONDAZH

