Paskal Milo replikon me Pëllumb Kullën: Shqipëria nuk ka qenë vetëm burg

Shkrimi merrej me cështjen e rishkrimit të teksteve të historisë, ku ndër të tjera i cilëson rishkruesit, Milon mes tyre, si “historianë të mbijetuara të erës enveriste”.

Apo më tej si “shkencëtarë të lidhur këmbë e duar nga veprat që i bënë ne titujt e profesorëve dhe doktorëve”.

Kësaj goditjeje Miloja i është përgjigjur duke i dhënë Kullës, “mikut tim të vjetër, që e kam njohur para 40 vitesh” dy të dhëna: së pari se deri në vitin 1990 nuk ka shkruar asnjë vepër për periudhën e luftës dhe së dyti se titullin doktor e ka marrë në vitin 1992, me një punim për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave”.

Milo shton se edhe vetë ka qenë i goditur, kur e çuan në Fier, vend ku ka njohur Kullën, të cilit ja njeh talentin.

Dhe se pikërisht ky talent për humorin, iu vlerësua si rrallë kujt, asokohe, se edhe Kulla ka jetuar si pak të tjerë dhe se pikërisht, humori i tij, provonte se “Shqipëria nuk ishte vetëm burgu, por edhe humori, dasma, gëzimi etj..”.

Një përballje e cila nuk ka gjasa të shuhet në një Shqipëri, ku periudha para ’90 trajtohet vetëm e vetëm emocionalisht.

“Zoti e ndihmoftë”, shkruan Milo në fund për Kullën, që e quan “një mik që ka humbur drejtpeshimin”.

SHKARKO APP