FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Patozi: Basha tentoi të na gënjejë “me kocka”. Një mesazh për Berishën

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi i njohur si një prej kritikëve të kreu të PD-së, akuzoi kreun e demokratëve se ka bërë përpjekje për përçarë grupin kundër tij. Në një intervistë për “Real Story” në Vizion Plus, Patozi tha se Basha u ka ofruar “kocka” disa prej tyre.

”Basha ka bërë përpjekje që të përçante disa prej nesh, por për mua nuk ka asnjë pazar. Në rast se unë do pranoja që të ulja kokën dhe të merrja një “kockë”, nuk e pranoja. Unë mund të marr vendime për vete, por nuk mund të marrë vendime për djalin tim 5-vjeç. Unë nuk pranoj që kur djali im të jetë 18-vjeç dhe të kërkojë të hyjë në PD, të gjej Bashën dhe kuantin që t’i bëjnë skanerin”,-tha Patozi.

Por a është edhe Berisha po aq përgjegjës së Basha? ”Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet. Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit”,-tha Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?