PD, Alibeaj: Krimi i organizuar kontrollon lojërat e fatit

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj qeverisë Rama se ka favorizuar kompaninë e basteve të zotëruar, sipas saj, nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se gjatë qeverisjes së Ramës, numri i pikave të basteve u përqendrua vetëm në tre kompani, një prej tyre e zotëruar nga Agron Xhafaj.

Alibeaj tha se gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, në vend që të mbylleshin, pikat e basteve u shumëfishuan. Ai tha se në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh, duke shtuar se të ardhurat e kompanisë se vëllait të ministrit Xhafaj u 10-fishuan në 4 vite.

“Gjatë qeverisjes së Ramës numri i pikave të basteve u përqendruar vetëm në tre kompani. Shqiptarët duhet ta dijë se një nga këto kompani zotërohet nga Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm. Në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh. Kompania e Agron Xhafajt rriti fitimin në kohën e Ramës. Të ardhurat e kompanisë u 10-fishuan në 4 vite. Kjo e bën Ramës që të refuzojë vettingun e politikanëve. Ai nuk e do edhe për vete vettingun që po i bëhet sot sistemit të drejtësisë. Kryeministri i shqiptarëve është peng i krimit të organizuar”, u shpreh deputeti Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe një ditë më parë, deputetët e PD, Alibeaj dhe Tabaku akuzuan qeverinë Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, se u kanë dhënë mbështetje politike kompanive të basteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?