FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nikolla kalon për votim çështjet e rendit të ditës dhe mbyll seancën

Ndonëse në rend dite ishin parashikuar që të kishte 84 diskutime për një sërë çështjesh, seanca plenare e Kuvendit ka precipituar keq dhe në sherr.

Pas 1 ore është mbyllur seanca e Kuvendit këtë të enjte. Kryetarja e Kuvendit kaloi për votim të gjitha çështjet e rendit të ditës dhe vendosi ta mbyllë seancën ndërsa Foltorja qëndronte e bllokuar nga Berisha me mbështetësit e tij. Pasi salla e Kuvendit u boshatis, Sali Berisha me mbështetësit e tij nuk u larguan dhe vijuan të flisnin teksa ishin live në rrjete sociale.

Kjo përplasje erdhi pas debateve të shumta që kulmuan me përjashtimin nga Kuvendi të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili bashkë me demokratët e tjerë kërkuan që në rend dite të futej çështja “McGanigal”. Por kjo kërkesë u refuzua nga socialistët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?