FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD dhe LSI në protestë me biznesin. Mitingje në 6 zona të Tiranës

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do t’i bashkohen nesër protestës së biznesit të vogël dhe të mesës kundër rritjes së taksave. Vendimi për tu bërë pjesë e protestës është marrë sot nga drejtuesit e dy forcave politike. Burime nga opozita thanë se protestat do të zhvillohen në 6 zona të kryeqytetit.

Partia Demokratike ka marrë vendimin ditën e sotme për të mbështetur protestat ditën e martë dhe të mos shkojë në komisionet parlamentare. Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar është marrë vendimi që PD t’u bashkohet bizneseve në Tiranë që do të mbyllin qepenat në Rrugën e Kavajës, në rrugën e Durrësit, tek tregu i madh tek Medreseja dhe tek tregu Elektrik. Kreu demokrat, Lulzim Basha do t’i bashkohet protestës së bizneseve tek Medreseja.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, mësohet se Basha ka folur për protestë më kapilare në vend dhe mesazhe të vazhdueshme për lirimin e 11 protestuesve të Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?