Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
PD dorëzon në SPAK tre padi penale për Blendi Klosin dhe Tërmet Peçin

PD dorëzon në SPAK tre padi penale për Blendi Klosin dhe Tërmet Peçin

Politikë
E enjte, 17 Shtator 2020 10:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike, përmes Drejtorit të Mjedisit në PD, bën të ditur ka depozuar në SPAK 3 padi penale për krimet mjedisore dhe korrupsionin në sektorin e mjedisit. Jamarbër Malltezi deklaroi se ka depozuar padi kundër Blendi Klosit, Zamir Dedejt, Edison Konomit dhe Tërmet Peçit. Sipas tij, ata janë përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit. ‘

‘Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar dhe për këtë krim mjedisor ata duhet të japin llogari. Të tria këto dosje do të dorëzohen që sot në SPAK! Duhet pak vullnet i mirë që këto krime të hetohen pa u zvarritur, pasi dëmi që po shkaktojnë në mjedis është i jashtëzakonshëm”,- tha më tej Malltezi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë 

Gjatë 8 viteve, qeveria e Edi Ramës ka bërë dëme të mëdha në çdo fushë. Ekonomia është më keq, njerëzit nuk gjejnë punë, çdo gjë bëhet me para në dorë, krimi është më i pushtetshmi, njerëzit janë më të pasigurt. Mes shumë dështimeve, që rëndojnë dhe ndikojnë për keq jetën e përditshme të qytetarëve, krimet mjedisore janë nga më të rëndat. Përmes korrupsionit, janë shkatërruar pasuri te mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit.

Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë “Gjoka Konstruksion”. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si “Shkalla e Tujanit” (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 13 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.

Padia e dytë është për drejtorin famoz të Klosit, Zamir Dedej. Ai ka VJEDHUR, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike (deri më sot) fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston! Kjo veç në Absurdistan mund të ndodhë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka me padi të gjitha të dhënat për shkeljen e ligjit.

(Sic mund t’a shihni ne fotot bashkëngjitur janë përdorur numra NIPT të ndryshëm për shpallje, fitues tenderi dhe për formularë nënshkrimi kontrate të fituar dhe asnjë nga këto 2 NIPT nuk i përket kësaj shoqate!) Ky rast është për Guinnes, pasi i ka dhënë një shoqate qindra mijëra euro pa qenë e regjistruar fare në QKB dhe as nuk ka fare NIPT!

Padia e tretë është per Termet Peçin, kryebashkiakun ilegjitim të Tepelenës dhe sërish për Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”.

Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar dhe për këtë krim mjedisor ata duhet të japin llogari. Të treja këto dosje do të dorëzohen që sot në SPAK! Duhet pak vullnet i mirë që këto krime të hetohen pa u zvarritur, pasi dëmi që po shkaktojnë në mjedis është i jashtëzakonshëm.

Etiketat e lidhura

Jamarbër Malltezi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 2 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.