PD, Duma: Rekomandimi i KE, motivim më shumë se sa arritje e qeverisë

Në mbledhjen e sotme të zhvilluar në Këshillin e Integrimit, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se rekomandimi pozitiv për negociatat janë një motivim më shumë se sa meritë për aplikimin e reformës në drejtësi.

Sipas Dumës, Shqipëria në 5 prioritet e përcaktuara ga BE, ka një notë mesatare.

“Ne shqyrtimin e detajuar ne kapituj shikohet me qarte e verteta e progresit. Shqiperia ne 5 prioritetet ka nje note mesatare 2.5, pra midis “pak dhe disi arritje”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra rekomandimi eshte motivim dhe shtyse me shume se merite dhe arritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keshtu sa i perket funksionimit te drejtesise, theksohet urgjenca e ngritjes se instistucioneve te ngecura si Keshili i Larte i Drejtesise, te Prokurorise dhe te gjyqesorit, qe kane bllokuar aplikimin e reformes.

Theksohet qe Prokurori i Pergjithshem duhet te zgjidhet  nga propozimi i Keshillit te Larte te Prokurorise. Pra  qe jemi ne kushte te paaplikuara te reformes.

Theksohet qe shpenzimet per drejtesine jane ulur me 2.5 % me pak se 2016 dhe shkolla e magjistratures mbahet serish me fondet e huaja.

Sa i perket adminsitrates publike eshte e rendesishme te thelsohet qe perpos rregullimit te ligjeve, sistemi i pagave nuk motivon te aftet dhe nuk shperndahet ende sipas merites. Po ashtu mos aplikimi I vendimeve te gjykatave per heqjet e padrejta nga puna.

Progres raporti thote qe ka vetem pershkrim te aktiviteteve te qeverise por jo nje kontroll te rezultateve te punes se administrates publike.

Si rrjedhoje demi financiar qe i eshte shkaktuar taksave te shqiptareve qe paguaje dy admibistrate duhet te kete pergjegjesit e vet.

Ne nje vit te vetem jane paguar 3.1 milion usd dhe vijojne 11 mije procese gjyqesore per heqjet e padrejta nga puna.

Ky progres raport dhe rekomandimi pozitiv duhet pare me pergjegjesine qe KE na dha nje motivim te metejshem por pergjegjesia eshte rritur.

Lajmi i mire i rekomandimit eshte qe BE do te rrise kontrollin mbi qeverisjen. Ndaj sot axhenda integruese nuk eshte axhende fushate,” tha Duma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?