PD: Dvorani, mekanizmi për kapjen e Kushtetueses nga Rama. SPAK duhet të veprojë menjëherë

Pas denoncimit të fortë të Presidentit të Republikës Ilir Meta, me faktet sesi kryeministri Edi Rama po tenton të kapë politikisht Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet Ardian Dvoranit, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut që të hetojë këtë çështje. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, përmes një postimi në facebook, thotë se manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim’.

“Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim. Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur“,- shprehet Gazmend Bardhi.

SHKARKO APP