PD-ja sulmon ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj

Partia Demokratike ka publikuar dokumentet e ardhura nga Italia , ku rezulton se vëllai i ministrit të Brendshëm,Fatmir Xhafaj është i dënuar me 7 vjet e dy muaj burg në shtetin fqinj.

“Xhafaj gënjen dhe është plotësisht në dijeni se vëllai i tij Agron Xhafaj, allias Goni është dënuar me vendim gjyqësor në Itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi i dhënë, duke jetuar nga 2013 e këtej në Shqipëri. Xhafaj ka jo vetëm përgjegjësi politike e morale, por dhe ligjore. Sipas legjislacionit në fuqi një nga detyrat kryesore të policisë së Shtetit është identifikimi i personave të dënuar me vendim gjyqësor në mungesë. Është detyrë e ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në policinë e Shtetit të identifikonin Agron Xhafaj dhe të arrestohej për të vuajtur dënimin. Opozita ia ka bërë me dije ministrit të Brendshëm që vëllai i tij është i dënuar po ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”, tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Pyetjet e PD për ministrin Xhafaj:

Swiss Digital Desktop Reklama

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

Sipas këtyre dokumenteve, që disponon PD-ja, Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA të lëndëve narkotike, marrëveshja mes grupeve kriminale në njërën prej të cilëve bënte pjesë dhe Agron Xhafaj.

 

dosje7 dosje6 dosje5 dosje4 dosje3dosje2 dosje1 dosje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?