PD, kallëzim penal në SPAK ndaj Tërmet Peçit

Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Përmetit Tërmet Peçi, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK, pasi ai ka lejuar ndërtimin e godinave në shtratin e lumit Drino.

Bashkë me Tërmet Peçin, PD-ja e përfaqësuar nga Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore, ka akuzuar edhe Zamir Dedejn, që është drejtor i Zonave të Mbrojtura.

Katër akuza i janë ngarkuar Peçit dhe Dedejt:  Shpërdorim i detyrës, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike , vepra penale kundër mjedisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas PD-së, ata kanë lejuar në kundërshtim me ligjin, ndërtimin e një objekti 6-katësh në shtratin e lumit, pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, një monument natyre. Por Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalon kategorikisht këtë. Sipas PD-së, ato nuk mund të preken sipas interesave të zyrtarëve të korruptuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?