PD-LSI mbledhin grupet parlamentare. Bojkot Parlamentit?

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë mbledhur grupet parlamentare për të vendosur mbi qëndrimin e tyre si opozitë. Grupi parlamentar i PD-së po diskuton nëse do të duhet të bojkotojë Parlamentin pas ngjarjeve të fundit lidhur me Fatmir Xhafën. Pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së janë shprehur pro bojkotit, pasi sipas tyre u ka mbetur e vetmja rrugë.

”Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Ne duhet të shkëputemi nga ky Parlament. Ramës ia dhamë kohën e duhur për Xhafën”, mësohet të ketë thënë Flamur Noka. ”Qytetarët na kërkojnë të mos jemi në Parlament, sepse aty bëhet teatër”, ka thënë Klevis Balliu. Edhe deputeti tjetër demokrat Bardh Spahija, është shprehur pro bojkotit, si hapi i fundit që i ka ngelur opozitës. ”Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht në konsideratë opsionin e bojkotit të Parlamentit”, tha ai.

Ndërkohë që edhe në selinë e LSI-së do të zhvillohet paralelisht mbledhja e grupit që do të drejtohet nga kreu i tij, Petrit Vasili. Mbledhjet vijnë pas protestës së të shtunës dhe përveç situatës aktuale do të vendoset se si do të vijohet aksioni opozitar dhe qëndrimet e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?