FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD-LSI rrëzojnë koncesionin e “pullës” së ilaçeve

Vendosja e pullës fiksale nga konçesionari nuk ka marrë miratimin e komisionit të shëndetësisë. Përveç opozitës, projekti është kundërshtuar edhe nga deputetët e LSI-së, të cilët nuk bien dakord me faktin që çmimi i barnave për pacientët të rritet me 2.4%.

“Nuk mund të votoj pro kësaj marrëveshjeje. Ajo duhet të kalojë në rinegocim dhe të vijë një herë tjetër për t’u diskutuar. Nuk mund të pranoj që me votën time të shtohet kosto në dëm të pacientit”, deklaroi deputeti Vangjel Tavo.

Ministri i Shëndetësisë argumentoi se me vendosjen e pullës fiskale për barnat rritet siguria, pasi do të ngrihet për herë të parë në Shqipëri sistemi i gjurmimit të barnave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot kemi një pullë që kushton 6 lekë të vjetra, por nuk ka një sistem që gjurmon në çdo moment. Kontrata e vitit 2011 ende pa hyrë në fuqi ka po një pullë që do kushtonte po të zbatohej 24 lekë. Po ishte prapë pullë. Këtu kemi edhe një sistem informatik, që do të thotë se ka të paktën 200 milionë transaksione në vit, 2.500 përdorues, sistemi do punojë 365 ditë të vitit dhe maksimalisht 20 orë në ditë”, deklaroi Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja e PS, Klodiana Spahiu kërkoi rishikim të propozimit të konçesionarit. Kostoja për pullën dhe ngritjen e sistemit të gjurmimit parashikohet të jetë në 4 milionë euro. TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?