PD: Nëse Rama nuk dorëzon Tahirin, dera e BE do të jetë e mbyllur

Partia Demokratike ka reaguar me anë të nënkryetarit Edi Paloka pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani.

Në një deklarate nga selia blu, Paloka tha se BE nuk do ta hapë derën për Shqipërinë nëse Rama nuk dorëzon Saimir Tahirin.

“Nuk prisnim sot që Edi Rama t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve për vizitën e tij në Berlin.
E vërteta është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me keqardhje, duhet të pohojmë, se nuk ka vend për optimizëm, përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pengesa për Shqipërinë nuk është opozita, nuk janë miqtë e Shqipërisë në Berlin që kërkojnë standard gjerman për Saimir Tahirin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t’i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian.

Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën: pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin.”, tha Paloka.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?