PD: Pas Zaganit edhe Neli kërcënohet me jetë nga Tahiri

 

Partia Demokratike, me anë të anëtarit të Këshillit Kombëtar, Fabian Topollaj, ka deklaruar se: “personat që denoncojnë lidhjet e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me krimin, kërcënohen me jetë”.

“Nëse denoncon lidhjet e Saimir Tahirit me krimin dhe dëshmon publikisht me fakte e me prova, të kërcënohet jeta dhe duhet të kërkosh azil në vende të sigurta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu ka ndodhur me oficerin Zagani, falë të cilit akuzat ndaj Tahirit për lidhje me trafikantët e drogës janë ndërkombëtarizuar, dhe po ashtu është bërë i njohur botërisht edhe fakti se ky oficer kërcënohet me jetë nga mafia e lidhur me ministrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse je përmbarues dhe duhet të zbatosh vendimin e gjykatës që është kundër Saimir Tahirit, arrestohesh.

Kështu ka ndodhur me përmbaruesin privat Baftjat Neli i cili po ndiqte zbatimin e vendimit të Gjykatës ku Saimir Tahiri është dënuar për shpifje me 30 milionë lekë gjobë.

Pra Saimir Tahiri, kumbari i drogës në vend, lidhja e krimit me pushtetin, është i paprekshëm.

Dëshmitarëve që flasin për lidhjet e tij me krimin u ndërsen banditët, përmbaruesve që duhet të zbatojnë vendimin e gjykatës kundër tij, u vërsul policinë.

Kjo është gjendja dramatike e demokracisë në vend, ku sundon krimi dhe jo ligji.

Ku qytetarëve u merret shpirti e u përmbyset gjithçka për një kupon tatimor, ndërsa Ministri i brendshëm nuk deklaron shitjen e makinës, nuk zbaton vendimin e gjykatës dhe arreston atë që është ngarkuar me zbatimin e vendimit të gjykatës kundër tij.

Ministri i brendshëm është nën akuzat më të rënda në historinë e vendit dhe për këtë kanë shkruar dhe mediat më autoritare të Europës.

Saimir Tahiri është një nga fytyrat e kësaj klike mafioze që duhet larguar sa nuk është vonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?