FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Rama të shpjegojë pasurinë e Alfred Pezës, merrte 10 mijë euro apo 80 mijë lekë rrogë?

Partia Demokratike i ka kërkuar sot kryeministrit Edi Rama të japë shpjegime për pasurinë e deputetit socialist Alfred Peza.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka shtruar të njëjtë çështje si dje djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke sjellë vendimin e gjykatës për pagesën ndaj djalit me gruan e parë të deputetit Peza.

“Deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër. Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qenë i adhuruar për këtë. Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate. Atëherë, publiku ka të drejtën të dijë; A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj”, tha Zhupa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i gjykates ku tregohet paga reale e Pezes
Ajo i ka shtruar pyetje edhe për pagesën e tatimeve dhe taksave që duhet të bënte Peza, dikur gazetar. “Nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?
Po institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentat zyrtare? Kështu do ta bëjnë ata dhe vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, sic kanë vepruar me deputetin socialist? Qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit. Për të gjitha këto cështje, sot është mirë të përgjigjet Edi Rama”, përfundoi zëdhënësja e PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?