PD thyen bojkotin, Vlahutin vlerëson marrëveshjen e 17 majit (FOTO)
Partia Demokratike, ka thyer bojkotin e vendosur në raport me zhvillimet në kuvend, pasi sot është e pranishme në Komisionin e Integrimit, aty ku ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, po lexon raportin e KE-së që rekomandon çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE.
Vlahutin kërkoi nga palët politike konsensus me vepra dhe jo me fjalë për hapjen e negociatave, vendim i cili do të merret në qershor.
”Kjo është një punë brezash, është ambicje dhe do të mbetet e tillë. Të gjitha hapat e mëtejshme do të kërkojnë më tepër konsensus dhe do t’ju kërkoja jo vetëm konsesnus me fjalë, por edhe kosnsensus në veprime dhe në punën e përbashkët drejt progresit. Ajo çka është më me rëndësi është vullneti politik, pa vullnet politik bnuk ka mënyrë si vendi të përparojë”,-u shpreh ambasadorja e BE-së.
Nga ana tjetër, Vlahutin vlerësoi marrëveshjen e 17 majit mes Ramës dhe Bashës. ”Marrëveshja e 17 majit është thekusar se mund të jetë model për disa vendet të rajonit. Negociatat me Greqinë janë një zhvillim fantastik”.
Megjithatë, ambasadorja paralajmëroi se sfidat që mbeten përpara janë akoma më të mëdha. Ajo përmendi zbatimin e ligjit antimafia, një ligj për financimin e partive politike, por kryesore mbetet ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.
“Numri i ndjekjeve penale mbetet ende i ulët dhe kjo duhet të përmirësohet dhe kjo do të ndodhë kur të kemi SPAK-un dhe kur një pjesë e gjyqësorit të jetë rivlerësuar. Komisioni do të shohë me kujdes ndjekjet penale dhe dënimet për korrupsionin dhe kjo do të kërkojë një përpjekje të madhe”, deklaroi Vlahutin.


KOHA JONË SONDAZH

