PD vijon akuzat ndaj Safet Gjicit: Prokuroria të hetojë abuzuesit me tenderat

PD ka vijuar edhe sot akuzat ndaj ish-kandidatit socialist në zgjedhjet vendore në Bashkinë Kamzës dhe ish-kandidat për deputet i PS në Kukës në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Safet Gjici, që sipas saj është përfitues i miliona eurove tendera fiktivë, të zhvilluar pa asnjë konkurs.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sërish deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se tenderat e marra nga Gjici janë fiktive, ndërsa i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimin për abuzuesit.

Salianji ka zbardhur sot skemën sipas të cilës Gjici ka arritur të përfitojë plot 250 tendera me anë të dy kompanive Shoqëria Eurogjici Security shpk dhe “Toni Security shpk”. E para në emër të vëllait të Gjicit dhe e dyta në emër të djalit të tij. Këto dy kompani, sipas demokratit, hynin të dyja në garë dhe njera prej tyre shpallej gjithnjë fituese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e PD-se
Safet Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje përse ka kryer veprën penale  të mashtrimit me tenderat publike, por kërcënoi me drejtësinë e re të  Edi Ramës, i cili e ka bërë supermilioner me paratë e shqiptarëve. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Dokumentat e paraqitura nga Partia Demokratike tregojnë qartë se  tenderat janë fiktive, se në tender merr pjesë vetëm Gjici, me dy  kompanitë e tij kundër njëra- tjetrës dhe fiton njëra prej tyre, pra  fiton Gjici. 

 Dy kompanitë, me të cilat drejtuesi politik i Ramës në Kukës thotë se nuk ka lidhje, quhen:

1.     EUROGJICI SECURITY shpk dhe ka përfituar 250 tendera, me  vlerë 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion  dollarë  dhe aktualisht  është e vëllait të tij

2.     TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln  dollarë, nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë. Toni është  emri i djalit të Safet Gjicit.

Këto dy kompani, që “konkurojnë” fiktivisht kundër njëra-tjetrës,  kanë të njëjtën adresë fizike, të njëjtën adresë e-mail-i. Nga  ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i  njëjti person (Gjici), pasi:

1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë,  konkretisht: Rruga “Adem Jashari”, Njesia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8,  hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)

2. Adresa elektronike është e njëjtëfinancaeurogjici@gmail.com

25.2 milion dollarët e përfituar nga Gjici nëpërmjet dy kompanive të  tij, i janë dhënë duke prishur garën në tendera, duke falsifikuar  dokumenta zyrtarë dhe duke i shkaktuar shtetit dëme me miliona  Euro. Shkeljet janë të faktuara nga dokumentat e publikuara  nga ne, dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin për të çuar para  përgjegjësisë penale abuzuesit e miliona Eurove.

Edi Rama që po zhvat qytetarët kuksianë për të kaluar “Rrugën e  Kombit” dhe nuk ka ndërmend t’i lërë ata të kalojnë falas në rrugën e  ndërtuar edhe me taksat e tyre, i tall kuksianët me premtime për abone,  ndërsa kuksianit Gjici, me të cilin blen vota për  të ruajtur pushtetin, i jep 25.2 milionë dollarë.

 Skema e përdorur nga Gjici në mashtrim të plotë të ligjit, përbën  vepër penale për të cilën prokuroria duhet të nisë hetim të plotë. 

 Krijimi i kompanive fiktive, prishja e barazisë në tendera,  falsifikiki i garës si mbulesë që Gjici të konkurojë  me veten e të  përfitojë miliona dollar, janë shkelje që meritojne hetim te plote per  Gjicin dhe pronarin e tij Rama.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?